Gazetari dhe eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur lidhur me investimet që pritet të ndodhin tanimë në Sazan dhe Zvërnec nga kompania e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump.

Sejdarasi u shpreh se për Sazanin ka pasur propozime për investime të ngjashme nga ish-kryeministrat Fatos Nano dhe Ilir Meta, si edhe një kompani kineze në vitin 2016.

Sipas tij resorti “do t’i bëjë nder imazhit të Shqipërisë”, ndërsa theksoi se investime të tilla janë të vonuara për vendin.

“Fatos Nano ka paraqitur një projekt për një kazino në Sazan. Ilir Meta po ashtu ka propozuar një investim në Sazan. Nuk është i pari e as i fundit projekti i Sazanit, sepse një kompani kineze ka paraqitur një po ashtu në vitin 2016. Projekti ka kohë që është depozituar. Ai është një resort që i bën nder imazhit të Shqipërisë. Mos mendoni se shqiptarët nuk do kenë mundësi të shkojnë në ato resorte. Shikoni resortet ku shkojnë shqiptarët sot. Investime të tilla në vend janë të vonuara”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb