Kryeministri Edi Rama iu drejtua deputetëve të opozitës së re në Parlament, duke iu shprehur respekte që e lanë Partinë Demokratike.

Duke folur për paketën “Anti-KÇK”, kreu i qeverisë sulmoi Presidentin dhe opozitën, që sipas tij, po mbrojnë krimin e organizuar, me pretendimin se ky ligj iu cenon të drejtat.

Duke shtruar disa pyetje nga foltorja e Kuvendit se “Kë mbrojnë këta, për kë ju qan zemra”, Rama deklaroi se do vijë një ditë, ku do të japin llogari të gjithë ata që kanë hesape të pambyllura me ligjin.

“Doni s’doni ju, krimin e organizuar do ta fusim brenda perimetrit të vetë. Këta që jetojnë me projekte për të mbrojtur gratë e dhunuara e të përdhunuara, për të nxjerrë nga rruga e varësisë së drogës të reja e të rinj, ca kanë këta? Kë mbrojnë këta? Për kë ju qanë zemra? Çfarë e drejte cenohet, nëse vjen një ditë, që do vijë për të gjithë ata që kanë hesape të pambyllura me ligjin, ata që janë sot më të tërbuar se kurrë, siç është ai i pari i PD. Respekte që e latë PD, se do ishit bërë pjesë e servisit për manifestimet. Çfarë kërkojnë këta? Vijimësisht në këtë foltore, që kur kam hyrë në këtë sallë, kam ndarë me palën që ishte këtej perceptimin e opinionit publik në momente të caktuara”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb