Inaugurohet mozaiku i restauruar i Muzeut Historik Kombëtar “Shqipëria”.

Restaurimi i cili zgjati për rreth 2 vite, përfundoi pak ditë më parë dhe ishte një proces që u mundësua nga programi EU4Culture, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Por ajo çfarë bie në sy dhe ka ndezur debat është mungesa e yllit komunist dhe gjithashtu heqja e librit të proletarit në dorën e një prej figurave.

Ka qenë Auron Tare i cili në një shkrim të tij ka shtruar pyetjen: A duhet të retushuar historia?

Historiani Tare shprehet se një veprim i tillë, mund të sjellë një histori të deformuar

REAGIMI NGA AURON TARE:

Heqja e Yllit nga Flamuri gjate periudhës se Berishës së parë ishte pjese e një debati midis specialisteve te Trashëgimisë Kulturore. Koha mënjeherë pas rënies se komunizmit mund ta justifikonte disi këtë retushim historik ne një prej veprave me madhore artistike te periudhes se realizmit socialist.  Ndërkohë heqja fare e Yllit te madh pas figurës se gruas dhe heqja e Librit nga dora e punëtorit ne Mozaik ishte një ndërhyrje qe i hiqte një pjese te mire te kuptimit kësaj vepre te realizmit socialist. ( përsëri ne ate kohe)  Restaurimi i pritshëm me një fond te Bashkimit Europian e konsolidoi veprën nga gjendja strukturale por nuk ktheu pjesët e hequra me pa te drejte nga një vepër qe i përket një epoke tashme te përfunduar.  A duhet retushuar historia ne kete menyre?  A duhet qe periudha post komuniste te veproje me te njejtin standard si praktikat e periudhes komuniste e cila retushonte historine perpara saj?  A ka rrezik qe ashtu si brezi i lindur dhe rritur ne komunizem  cili e mesoi historine te deformuar, edhe brezi post komunist te ndjeke te njejten menyre te mesuarit te historise?  A duhet nej veper e financuar nga fonde europiane te perfaqesoje nje histori te retushuar?

  • foto galeri

Ndërkohë një tjetër reagim ka ardhur edhe nga historiani Erald Kapri, i cili shprehet se është pro heqjes së yllit dhe librit të proletarit në mozaik.

REAGIMI NGA ERALD KAPRI:

Qindra reagime për mungesën e yllit komunist dhe librit të Marksit në mozaikun e pështirë të realizmit socialist, që tenton të na mbushë mendjen se komunistët vlejnë sa mijëra vjet histori të shqiptarëve bashkë. Janë të paktë ata që kanë kurajo e të thonë që kjo vepër e turpshme ideologjike është hipokrizi e ndyrë që i rri në mes kryeqytetit të një shoqërie të kalbur që nuk dënoi askënd për krimet e shumta. Indinjohen për “retushimin” e një vepre por aspak për krimet e pandëshkuara. Shoqëri me elitë nihiliste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb