KORÇE- Pas 6 muajsh punime, ka përfunduar restaurimi i Pazarit të Vjetër karakteristik të Korçës. Faza e dytë e projektit të financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe qeveria shqiptare, do të jetë rivitalizimi i pazarit dhe rikonstruksioni i sheshit para tij.

I pranishëm në këtë aktivitet, zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se “këtu ka ndodhur një fenomen arkitekturor, një ansambël me vlera arkitekturore i së shkuarës është sjellë në ditët tona jo thjeshtë përmes restaurimit, por me kreativitet”.

Ndërsa Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për mirëmbajtjen e këtij Monumenti Kulture i kategorisë së parë.kumbaro1

Faza e dytë e projektit do përqendrohet te rikonstruksioni i sheshit para pazarit karakteristik, që do të lidhet me një tjetër Monument të trashëgimisë kulturore, xhaminë e Iljaz bej Mirahorit.

Për restaurimin e plotë të pazarit karakteristik të Korçës janë akorduar 4.5 mln dollarë, nga të cilat 3 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për zhvillim dhe 1.5 milion dollarë nga qeveria shqiptare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: