Elita e biznesit italian mblidhet bashkë në një mbremje pushimi në Maldive, në një resort të njohur, ç’ka ka tërhequr vëmëndjen e revistës prestigjoze Forbes. “Një ngjarje që ka mbledhur drejtues të suksesshëm të Milanos të cilët ndajnë bashku jetën e tyre, atë përzierje unike të talentit dhe shansit që i çoi ata drejt suksesit”. Kështu nis shkrimi i gazetares. Simona Politini, e cila mes elitës së biznesit Italian evidenton edhe biznesmeni shqiptar Agron Shehaj.

Whatsapp Image 2020 01 11 At 11.03.04 Am
Whatsapp Image 2020 01 11 At 11.03.04 Am

Në një resort të njohur në Maldive, elita e biznesit Italian të Milanos, bashkë me disa figura të njohur të artit dhe kinematografisë italiane, janë bërë bashkë për të kaluar disa ditë pushimi. Revista prestigjoze Forbes ra në gjurmët e kësaj ngjarje kur në një foto të darkës buzë detit, evidenton biznesmenët dhe artistët e suksesshëm italianë të mbledhur së bashku. Gazetares Politini i bie në sy emrat enjohur të biznesit Italian. Mes tyre, Matteo Zoppas i “Zanussit”, Ujit Mineral të San Benedetto që drejton biznese shumëkombëshe në vlerë deri 700 milionë euro, apo Paolo Fiorelli, president i kompanisë së madhe postare botërore “Mail Boxes”. Aktori i famshëm Italian Pierfrancesco Favino është i ftuar gjithashtu.

Whatsapp Image 2020 01 11 At 11.03.04 Am (1)
Whatsapp Image 2020 01 11 At 11.03.04 Am (1)

Revista Forbes mbyll shkrimin e saj me biznesmenin dhe politikanin shqiptar Agron Shehaj. I quajtur “Mbreti i Call-Center-ave” nga mediat italiane, Agron Shehaj konsiderohet tashmë një lider në fushën e marketingut dixhital, duke qënë ndër të zgjedhurit e paktë të gjigandit botëror Google si partner. “Për tu mbyllur, historia e pabesueshme e Agron Shehajt. Ai u nis me një anije nga brigjet shqiptare, e më pas studioi, u diplomua dhe u bë lideri i parë në sektorin e “call-center”-it (ai ishte një nga të parët që kuptoi potencialin e zhvendosjes së këto struktura në Shqipëri) dhe më pas në sektorin dixhital duke nisur me kompaninë LocalWeb që ndihmon bizneset në fushën e marketingut dixhital”, shkruan revista Forbes për Agron Shehajn.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb