Pas karrierës në Turqi, ku ishte një ndër aktorët më të preferuar të serialeve televizive, Nik Xhelilaj po shndërrohet në një yll edhe në Gjermani.

Vetëm një javë më parë, aktori shqiptar u pa të parakalonte në tapetin e kuq të eventit të organizuar nga revista e famshme “GQ” në Berlin, ndërsa këtë javë, revista gjermane “IN Magazine” i ka kushtuar disa faqe aktorit.

Nik Xhelilaj, i cili së fundi është angazhuar në disa projekte kinematografike në Gjermani, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën, e cila e ka titulluar “Nik Xhelilaj, shumë seksi”, duke iu referuar edhe personazhit të tij që interpreton në filmin gjerman “Winnetou”.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: