Djali nga Tirana i njohur si Mr Elvis, emri i të cilit është Elvis Bushi, u bë shumë i njohur për shqiptarët me pjesëmarrjen në edicionin e parë të “Top Fest” në vitin 2004, me këngën “Femrat shqiptare”.
Këngët e tij bënë për vete publikun duke e kthyer në një ndër artistët më të dëgjuar të kohës dhe ndër hitet e tij më të famshme mund të përmendim “Ky jam unë”, “Femrat shqiptare”, “Freedom”, “Kur ke dhe kur s’ke pare”, “Good morning Albania” etj.

I ftuar në Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe ai prezantoi këngën e re “Stop” në bashkëpunim me Nikun, anëtarin e ish grupit të njohur
“2 to 4”. Ai tha për News24 se muzika në Shqipëri është bërë monopol.
“ Kam hequr dorë nga komercialiteti ka shumë kohë. Këngët e mia trajtojnë tematika sociale të forta dhe nuk janë shumë të përshtatshme për t’u kënduar në Lounge apo bare, përshtaten më shumë për koncerte të mëdha.

Muzika është monopolizuar ditët e sotme në Shqipëri, janë 5 gishta në qarkullim, kanë një menaxher që i drejton të gjithë dhe vetëm ata ftohen nëpër Clube dhe koncerte. Artistët e tjerë lodhen kot, është bërë biznes”- tha Elvis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: