Aktivisti Andi Tepelena ka folur në protestën e 83-të para Kryeministrisë. Aktivisti u ndal edhe te riorganizimi i mundshëm i pushtetit vendor dhe pretendimi për shkrirjen e 15 bashkive.

Ai solli në vëmendje situatën e disa bashkive pas reformës së vitit 2014, duke argumentuar se zona të caktuara janë përballur me shpopullim.

Tepelena u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që pritet të preken nga ndryshimet që t’i bashkohen protestuesve dhe të kundërshtojnë atë që ai e konsideron si rrezik për institucionet vendore.

“E kanë detyrim ndaj votuesve dhe vendlindjes së tyre”, u shpreh ai, duke kërkuar që drejtuesit vendorë të reagojnë përpara se bashkitë e tyre të përballen me një situatë të ngjashme me atë të vitit 2014.

Aktivisti Tepelena gjithashtu u shpreh se jeta është e bërë e papërballueshme, për shkak të kostove të larta të ushqimit dhe strehimit.

“Sot dua të flas për koston e ushqimit, ka kapur shifrën e 60 përqind të të ardhurave. Është gati dy herë më e lartë se ajo në Europë.  Një qytetar i BE shpenzon 30 përqind për ushqimet e shportës.  Kostot e strehimit, në krahasim me vitin 2019, kanë shkuar çmimet nga 900 euro metri katror, në 2000 euro metri katror. Çmimi i qerasë nga 300 euro, në 700 euro. Si mundet që një çift i ri të blejë shtëpi? Këtu në ekomomi injektohen paratë e drogës. Jeta është e papërballueshme. SPAK duhet të hetojë pasuritë e këtyre. Sot shtresa e mesme nuk pushon dot në jug të Shqipërisë. Sot shqiptarët po i bëjnë jashtë, pasi vendi jonë i ka çmimet e shtrenjta. Një shezlong 10 mijë lek, 15 mijë lek. Mafia mund të marrë në dorë ekomominë, kjo është e hidhura e madhe. Dy rrugë ka, ose do e marrë mafia në dorë, ose shteti. Ne duam që ta marri shteti në dorë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb