Partizani mbylli një vit shumë negativ, në vendin e 15-të, 15 pikë larg kreut, jashtë çdo objektivi të mundshëm. Në kushte të tillë i pari që u sakrifikua ishte Ilir Daja, ndërsa në shtëpinë e kuqe ka nisur puna për të shpëtuar çfarë ka mbetur, të paktën të sigurojë një vend në Evropë. Dritan Mehmeti ishte lëvizja e parë, me drejtuesit e klubit që i besuan stolin një personazhi që nga 2018 është pjesë e familjes në pozicione të ndryshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mehmeti ka nisur punën, këtë herë me statusin e trajnerit, ndërsa pjesë e stafit mbeten Bozhiqi, si trajner i portierëve, ndërsa si ndihmës Reinaldo Kalari. Me teknikun e ri pritet të ndryshojë shumë gjëra dhe balanca tek Partizani. Në të njëjtën kohë, Dritan Dervishin ka marr rolin e drejtorit sportiv, gjithashtu një ish i klubit, por ky i fundit nuk është prezantuar ende zyrtarisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

Paralelisht me plotësimin e stafit në kryeqytet vijon puna për të rindërtuar ekipin. Lëvizja e parë dhe pa diskutim më e bujshme është afrimi i Sherif Kallakut. Ish fantazisti i Teutës, pronë e Lokomotivë Zagrebit, zgjodhi Partizanin për të vijuar periudhën e huazimit.

Fantazisti ka nisur punën me ekipin e kuq teksa këtë të martë ka zhvilluar dhe seancën e parë stërvitore. Jo vetëm afrime, nga kryeqytetit pritet të largohen edhe emra me peshë si Ergys Kaçe i cili nuk arriti kurrë të përshtatet si duhet tek Partizani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb