Inteligjenca artificiale do të përfshihet në kurrikulat shkollore të Italisë , njoftoi Ministri i Arsimit Giuseppe Valditara.

“Sa i përket shkollës fillore, disa referenca kanë filluar të bëhen me qëllim që fëmijët të mësohen me algoritmet “, tha ministri italian.

Sa i përket shkollave të mesme, prania e inteligjencës artificiale do të jetë masive. “Ne e konsiderojmë thelbësore një qasje të re në mësimdhënien e matematikës, me përditësimin e të gjithë kurrikulës”, shtoi Valditara.

Ministria italiane e Arsimit ka vendosur të ndajë 100 milionë euro për nevojat e paraqitura nga mësimdhënia e inteligjencës artificiale dhe 200 milionë euro të tjera për trajnimin e mësuesve, duke iu referuar edhe parandalimit të rreziqeve që lidhen me këtë realitet të ri.

Së fundmi, me vendim të qeverisë italiane, po forcohet kërkimi universitar për zhvillimin e mëtejshëm të inteligjencës artificiale, duke i dhënë rëndësi mbikëqyrjes njerëzore dhe me qëllimin kryesor për t’i shërbyer nevojave të qytetarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb