Një nga momentet më të forta të protestës së 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës ishte fjala e një të reje, e cila u prezantua si e vetmja vajzë e proceduar penalisht pas protestave të fundit.

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, ajo hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj saj, duke deklaruar se nuk ka ushtruar dhunë dhe se gjatë protestës mbante në duar vetëm telefonin.

“Unë jam e vetmja vajzë e proceduar në protestën paqësore. Më akuzojnë për sulm ndaj policisë dhe shkatërrim prone, kur kam pasur në duar vetëm telefonin”, u shpreh ajo.

Më tej, e reja tha se brezi i saj nuk do të tërhiqet përballë padrejtësive dhe se procedimet nuk do ta ndalin rezistencën qytetare.

“Ne jemi gjenerata Z. Nuk heshtim përballë padrejtësive, nuk na e mbyllni dot gojën! Lironi çunat!”, deklaroi ajo mes brohoritjeve të protestuesve.

Në fund të fjalës, protestuesja përsëriti se lëvizja do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë.

“Rezistenca jonë nuk ndalet derisa t’ju shporrim. Ju erdhi fundi!”, përfundoi ajo, ndërsa turma iu përgjigj me duartrokitje dhe thirrje mbështetëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb