Deputetja e PD Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka folur për dhunën ndaj grave në politikë.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjete sociale, Vokshi ka ngritur shqetësimin duke thënë se në Shqipëri kjo është një çështje që është normalizuar, dhe se shpesh sipas saj buron nga pushteti.
“Edi Rama, Taulant Balla dhe çdo zyrtar tjetër që fyen, denigron, dhunon gratë të ndëshkohen!!”, thotë ajo.
STATUSI:
STRASBURG – REZOLUTË KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE NË POLITIKË
Dhuna ndaj grave nuk është rastësi, por një mekanizëm për t’i larguar nga vendimmarrja.
Në Shqipëri, ajo jo vetëm tolerohet, normalizohez, por shpesh buron nga vetë pushteti. Edi Rama, Taulant Balla dhe çdo zyrtar tjetër që fyen, denigron, dhunon gratë të ndëshkohen!!
Fjala imë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës
