“Old Trafford” është një nga tempujt e futbollit, një stadium mitik që ka brenda tij shumë histori e pasion, lotë dhe hare, suksese dhe zhgënjime. Por në këto vitet e fundit, zhgënjimet kanë qenë të mëdha dhe tifozët e Junajtidit, të mësuar me donimin në ishull në tre dekadat e fundit, e kanë të vështirë ta pranojnë këtë realitet.

Siç raporton “Mirror”, mbështetësit e “Djajve të Kuq”, kanë vendosur të dezertojnë tërësisht takimin e radhës në shtëpi kundër Ulvërhemptonit. Një protestë e cila do të vihet në skenë më 1 shkurt, për t’i shfaqur ballazi drejtuesve qëndrimin e tyre për menaxhimin që po i bëhet Mançesterit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb