SHBA-Rihanna i ka kthyer krahët Super Bowl ( një prej vitrinave më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara) në shenjë proteste. Këngëtarja ishte kontaktuar për të performuar gjatë intervalit të ndeshjes, por ajo ka refuzuar për t’u solidarizuar në lidhje me ish quarterback Colin Kaepernick.

Lojtari i National Football League ka qenë i vetmi sportist që ka qëndruar i ulur gjatë himnit, në shenjë proteste kundër racizmit dhe policisë së dhunshme. Sipas asaj që shkruan “Us Weekly” Nlf e Cbs, që do të transmetojë finalen e kampionatit në shkurtin që vjen, ka ftuar yllin e pop-it për të kënduar gjatë intervalit (half time show) por ajo ka refuzuar për shkak të pozicionit të ligës së futbollit në protestën e himnit përpara ndeshjes.

Pas refuzimit të artistes, organizatorët e Super Bowl i janë drejtuar Marron 5. Kaepernick (30 anni) është ish quarterback i San Francisco 49ers që në gusht të 2016, përpara një ndeshjeje miqësore, qëndroi i ulur gjatë himnit kombëtar.

Një gjest për të protestuar kundër diskriminimit dhe dhunës ndaj personave me ngjyrë në SHBA, që i kushtoi atij karrierën (dhe që atëherë ka mbetur pa kontratë) të tjerë kanë ndjekur shembullin e tij, në basketboll dhe në sporte të tjera dhe disa lojtar filluar të dëgjojnë himnin amerikan në gjunjë, duke i dhënë jetë një lëvizjeje të quajtur “take a knee” (“gjunjëzohu”).
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb