ITALI

Rike Roçi prej disa ditësh është izoluar në shtëpi në Milano. Ajo është shprehur se ndodhet në një provincë të shpallur zonë e kuqe. Në një telefonatë në “Procesin Sportiv”, Rikja tregoi se mund të dalin nga shtëpia vetëm në kushte emergjence dhe se çdo hyrje apo dalje nga provinca është e kontrolluar nga policia.

“Jetoj në një provincë të Milanos. Është zonë e kuqe, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalin nga vendi për shkak të rrezikut të virusit. Mund të dalim vetëm për raste emergjence dhe çdo gjë duhet të jetë e certifikuar. Çdo komunë është kontrolluar nga policia për hyrjet dhe daljet,”- tha ajo.

Por ndërkohë në emision, Rikja u kollit gjatë kohës që flet dhe moderatori Edi Manushi i thotë: Ç’është kjo kollë. Merr termometrin. Ndërsa ajo iu përgjigj: “Jo, jo nuk jam e prekur”!

“Bëjmë shaka, ku të gjen gjë ty,”- shtoi ai.

Rike Roçi tha se banorëve iu është kërkuar të mos përhapin panik dhe se deri tani të vdekur janë vetëm mosha e tretë.

“Na kanë thënë të mos përhapim panik sepse po bëhet vetëm për të shmangur përhapjen e virusit sepse spitalet këtu nuk përballojnë shumë të infektuar sidomos në terapinë intesive por na kanë thënë edhe se kush ka gjetur vdekjen janë të moshës së tretë dhe nuk ka asnjë rast që të ketë humbur jetën nga koronavirusi por kanë pasur patologji të tjera,”- tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: