Tirana i druhej shumë Kastriotit, më saktë stadiumit “Redi Maloku”, kjo u pa qartë që në momentin kur Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të licencojë këtë impiant. Ashtu siç pritej presioni i tifozëve dhe kushtet e fushës nuk e lejuan ekipi bardheblu të dilte në lojën e tyre. Si të mos mjaftojnë këto detaje, trajneri Ardian Mema u detyrua të bënte pa shërbimet e Majkëll Ngo, e zëvendësojë shumë shpejt pasi ishte çështje kohe që Ngo të ndëshkohej edhe me kartonin e dytë të verdhë.
Në Fushë Krujë u luajt pak futboll, kjo dhe për meritë të Kastriotit, më krutanët që në çdo formë u përpoqën të ndalin kryeqytetasit. Për ta shndërruar në makth këtë transfertë mendoi dhe gjyqtari i takimit Olsi Sokoli i cili akordoi një penallti skandaloze në minutën e 27-të, një vendim amator që acaroi edhe më shumë stafin drejtues të Tiranës, mbi të gjitha trajnerin Mema.
Pas 6 ndeshje pa humbje në kampionat, Tirana thyhet pikërisht në ndeshjen që nuk duhet të humbisnin kurrsesi. Kjo humbje pritet ti kushtojë shumë bardhebluve pasi në mënyrë të pa pritur e shohin veten sërish në vorbullën e mbijetesës. Me 29 pikë, Tirana renditet në vendin e 7-të por diferenca më Luftëtari, që këtë javë mori 3 pikë në tavolinë, është vetëm 1 pikë ndërsa Kastrioti renditet në vendin e 9-të në kuotën e 24-të pikëve, 5 më pak se Tirana.
(BalkanWeb)