KORÇË

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e ulëta por edhe të larta në juglindje të vendit. Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore në lartësitë mbi 900 m. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se dëbora varion nga 5-15 cm në Dardhë.

Sipas të dhënave aksi i dardhës kalohet vetëm me zinxhirë edhe pse është punuar gjatë natës, akset e tjera kalohen pa probleme, por duhet kujdes. Vijon puna për pastrimin e aksit të Dardhës. Prezencë të dëborës ka edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit.

Korce 1
Korce 1

Trashësia e dëborës varion nga 2cm-5cm-10 cm, si në aksin rrugor Voskopojë, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës. Temperaturat kanë qenë në vlerat negative -4 gradë.
Po punohet për pastrim e kriposje të këtyre akseve rrugore.

Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë, por në orët e paradites kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve. Në Bashkinë Pogradec nuk ka probleme në qarkullim, përveç mungesës së energjisë elektrike në një pjesë të qytetit për shkak të punimeve që po bëhen në rrjetin 20 kV.

Në akset Qafë-Thanë- Dogana Qafë-Thanë -Lin, Lin-Pogradec, Qaf/Plloçë-Sovjan dhe Voskop- Voskopojë, është punuar me mjetet borëpastruese për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve. Edhe në rrugët rurale të bashkive nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: