Lagjja “Uznovë e Madhe” dhe fshatrat e ish/komunës Rroshnik kanë pasur disa mungesa të energjise elektrike, gjate ditës së djeshme ndërsa mesditën e sotme energjia është rikthyer. Kjo për shkak të erës së fortë që pushtoi dje qarkun e Beratit, duke shkaktuar dëmtime në rrjetin energjetik.

Gazetarja Eneida Petova mëson nga burie të OSHE Berat se në disa fshatra rrjeti elektrik është shkëputur dhe riparimet kanë filluar që dje. Kanë qenë vetë banorët e lagjes “Uznovë e Madhe” ata që kanë ngritur sot shqetësimin në media duke pohuar se kjo situatë ndodh sa herë që ka stuhi ere si dhe reshje të pandërprera shiu.

Ndërkohë, OSHE ka bërë me dije mesditën e sotme se mbi 120 defekte u raportuan në 24 orët e fundit nga ky rajon, defekte që përfshinin fidera, këputje në kabllo, përcjellësa dhe thyerje izolatorësh. Megjithë eliminimin e defekteve, stuhia e erës riktheu problemet në rrjet deri në orët e vona të mbrëmjes.

Me stabilizimin e motit, gjatë paradites së sotme janë riparuar të gjitha defektet në rajonin e Beratit.

Aktualisht banorët e zonës së Uznovës së madhe, Roshnikut e të tjera fshatra në këtë rajon prej mesditës së sotme janë rikthyer në skemë normale furnizimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb