Pas tërmetit 4.5 ballë që ndodhi në lagjen Ilgaz të Çankirit, inxhinieri Gjeofizik Prof. Dr. Ahmet Ercan paralajmëroi se mund të ketë një tërmet me magnitudë 6 deri në 6.8 ballë mes Bolu-Gerede-Çankırı. Tërmeti i fundit kishte një magnitudë me thellësi prej 7 kilometrash.

Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se, lëkundjet e ditës së djeshme ishin të magnitudës 4.5 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë zona e Çankiri. “Tërmeti i 27 dhjetorit në Çankırı-Ilgaz, në orën 16.04 tregon se në këtë rajon shtrihet thyerja e Anadollit të Veriut.

Në të ardhmen, ka një tendencë për një shkarkim M6.0-M6.8 midis Bolu-Gerede-Çankırı. Nuk e dimë kohëzgjatjen apo datën ekzakte, por duhet të jemi vigjilentë”, ka thënë Ercan. Dy tërmete të tjera kanë ndodhur në Çankırı Ilgaz, me magnitudë 3.5 ballë më 22 dhjetor dhe 3.8 më 1 dhjetor.

 900 0 1703754647xtermeti Eksperti Turqi 1 699
900 0 1703754647xtermeti Eksperti Turqi 1 699

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: