Në momentin më të vështirë, pas dy humbjeve të rënda në Champions dhe Serie A dhe pas kaosit të krijuar në zyrat e klubit, Juventus reagon. “Zonja e Vjetër” rikthehet tek fitorja dhe këtë e bën në transfertë përballë Salernitana, ekipi i fundit në tabelë, çdo përfundim tjetër do të shtonte presion mbi bardhezinjtë. Në fakt, Juve nuk e diskutojë në asnjë moment këtë sfidë, kishin kontrollin total të lojës duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 21-të me Dybala. Shtatë minuta më pas VAR i anuloj golin Chiellini për pozicion jashtë loje të Kean. Në pjesën e dytë, në minutën e 70-të, Morata me një prekje të lehtë realizoi dhe golin e dytë për Juven. Në shtesë, në minutën e 94-të, Dybala gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht këtij suksesi të pastër 0-2, zona euro dhe mbi të gjitha kreu mbeten ende shumë larg. “Djemtë bënë një paraqitje të mirë, nuk është e lehtë kundër Salernitana. Vinim pas një momenti negativ, përpara ndeshjes folëm me djemtë, besoj se Juve na ka dhënë shumë, tani është momenti t’ia kthejmë mbrapsht”, u shpreh Allegri ndër të tjera në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb