Asllani nuk arriti t’i dhuronte një biletë për në 1/8 e Champions në “Camp Nou”, kualifikim që Inter do ta synojë të mërkurën në “San Siro” teksa presion Viktoria Plzen. Ekipi të Inzaghi-t i mjafton një fitore për të mbyllur llogaritë një xhiro përpara fundit.

Më në fund, pas një mungesë të gjatë, në pankinë rikthehet Romelu Lukaku, belgu është rikuperuar, por askush nuk dëshiron të nxitohet. Sulmi edhe në këtë sfidë do t’i besohet dyshes Dzeko-Martinez. Lukaku ka humbur këtë periudhë plot 12 ndeshje, por ideja e stafit është t’i japin 15-20 minuta kundër Plzen, gjithnjë nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve.

Italy Socer: Europa League; Fc Internazionale Training Session
Italy Socer: Europa League; Fc Internazionale Training Session

Lajme të mira edhe në lidhje me Brozovic, lojtari i fundit i dëmtuar. Mesfushori kroat pritet të rikthehet në fushë më 6 nëntor, në sfidën kundër Bayern. Mungesa e tij nuk është ndjerë shumë këtë herë fal lëvizjes së Inzaghi-t i cili besoj regjinë Calhanoglu ndërsa i besoi një fanellë titulli edhe Mkhitaryan duke “salduar” në stol atë që shihej si pasuesi i tij, Kristjan Asllani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb