Njëri kthehet pas një mungese të gjatë, ndërsa për tjetrin është hera e parë në kombëtaren e Shqipërisë. Armando Sadiku dhe Qazim Laçi ishin dy futbollistët e parë që dolën përpara mediave nga grumbullimi i përfaqësueses kuqezi, që nisi përgatitet për sfidat në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Sadiku pret të kthehet si titullar, në mënyrë që të ndihmojë skuadrën kuqezi në objektivin e saj për ta nisur me fitore kompeticionin. “Goli është si ushqim për sulmuesin. Kur shënoj e kam kryer detyrën time. Në ekipin Kombëtar, është një ndjenjë që çdo futbollist do ta përjetojë që të shënojë. Do të mundohem që të kthehem te goli dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë Sadiku. Thirrja në kombëtaren e parë është që tani një sukses për Qazim Laçin. Por mesfushori ëndërron edhe debutimin. “Kombëtarja të ndihmon shumë. E thashë që do të jetë krenari që të jem pjesë e këtij ekipi edhe në vijim. Kanë qenë shumë lojtarë ne mesfushë. Për mua ka rëndësi që ekipi të fitojë”, ishin fjalët e Laçit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb