Pas rihapjes së procesit për çështjen Babalja, vjen një reagim nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Ky i fundit përmes një reagimi në ‘Facebook’ theksoi se po përballet me akuzën “agjitacion dhe propagandë” dhe “komplot kundër regjimit”!
Mes te tjerash ai tha se lejuan trafikantin e drogës të largohej dhe nisën montimin.

REAGIMI I SALIANJIT
Duke vazhduar përballjen për akuzën “agjitacion dhe propogandë” dhe “komplot kundër regjimit”!
Institucionet lejuan të largohej trafikantin ndërkombëtar të drogës dhe nisën montimin e një procesi politik ku akuza ndaj meje është dëmtimi i reputacionit të trafikantit ndërkombëtar!
Asnjë lëkundje, pa dilema, gjithnjë do të jem në krah të qytetarëve dhe mbrojtje të interesit publik!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: