Pas më shumë se dy muajsh, rikthehet COVID-19 në qytetin e Korçës, tashmë me 6 raste të shënuara.

Burimet bëjnë me dije për gazetaren Lorena Kodra se të 4 rastet e sotme janë kontakte nga shtetasi i parë i konfirmuar ditën e djeshme, ndërsa 1 është nga bashkia e Maliqit, i cili është infektuar në spital në Kryeqytet, pasi qëndron i shtruar prej ditësh këtu.

Burime bëjnë me dije se rastet e tjera po trajtohen në kushte shtëpie.

Mjekët epidemiologë menjëherë pas rasteve janë vënë në lëvizje për të izoluar të gjithë kontaktet e afërta me personat e dalë pozitivë, për të ndërprerë kështu zinxhirin e transmetimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb