TIRANE

Pas viteve të tëra spekulimesh dhe thashethemesh, ‘Sex and the City’ do të kthehet në ekran. Cynthia Nixon shkroi në Twitter lajmin e rikthimit më 10 janar dhe publikoi një teaser.

“Unë jam rritur me këta personazhe dhe mezi pres të shoh se si historia e tyre ka evoluar në këtë kapitull të ri, me ndershmërinë, hidhërimin, humorin dhe qytetin e dashur që i ka përcaktuar gjithmonë”, -u shpreh Sarah Aubrey, kryetare e përmbajtjes origjinale në HBO Max, në një deklaratë për Deadline.

Sipas Deadline, seriali i rikthimit quhet “And Just Like That”. Nixon etiketoi Sarah Jessica Parker si dhe Kristin Davis në postimin e saj, por la jashtë Kim Cattrall, që do të thotë se aktorja që luajti Samantha Jones në gjashtë sezonet origjinale dhe dy filma nuk do të jetë më pjesë e episodeve të reja. U habitët?!

E dimë asgjë s’do jetë njësoj pa Samantha-n!
Edhe pse Darren Starr – i cili shkroi gjithashtu Emily në Paris – ishte krijuesi origjinal i serialit, është raportuar se Michael Patrick King do të shërbejë si producent ekzekutiv së bashku me Nixon, Parker dhe Davis. King më parë drejtoi shumë episode të serialit, si dhe të dy filmat.
Ende nuk është njoftuar asnjë datë për premierën, por Deadline raporton se seritë e kufizuara “Sex and the City” do të fillojnë prodhimin në pranverën e vitit 2021 dhe do të ketë 10 episode.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb