Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se ikja e Zoran Zaev do të kthente politikën në Maqedoninë e Veriut shumë kohë pas, gjë e cila nuk i duhet vendit.

Në emisionin ‘RealStory’ në ‘News24’ ndërsa komentoi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, deklaroi pavarësisht se VMRO ka bërë progres, duket si një rikthim i hijes së Gruevskit, ndërsa u shpreh se e shikon si një zhvillim negativ.

“Në harkun e dy viteve Zaev jep dorëheqjen dy herë. Ne duhet të gjejmë një situatë shumë të ndërthur në Maqedoninë e sotme të Veriut,  ku çdo ngjarje ka edhe një reflektim që vjen nga jashtë. Kujtoj krizën me Bullgarinë dhe kalvarin e negociatave që vazhdon si herën e parë kur Zaev dha dorëheqjen. Ka një ekuilibër kaq të brishtë sa edhe zgjedhjet në komunë reflektojnë direkte…Ju kujtoj që nesër në Beograd Zaev takohet me dy liderë të tjerë…Ikja e Zaev do ta kthente kohën politike në RMV shumë mbrapa, në një situatë ku rikthimi i hijes së Gruevskit megjithëse VMRO ngjan se ka bërë progres, mendoj që është zhvillim negativ edhe për vetë proceset hapëse. Ashtu siç është edhe një gjest në frustrimin që ka brenda…Realisht është një shuplakë e vogël në një cep të Ballkanit për Brukselin”, tha më tej Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb