Pas shumë muajsh i dëmtuar, Eder Militao u rikthye në fushë. Mbrojtësi i Real Madrid, i aktivizuar në fund në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Athletic Bilbaos, u shpreh i lumtur.

“Ndjej shumë gëzim dhe lumturi për mbështetjen e tifozëve.Kur dola për nxehmje, pata një gëzim që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Shokët e skuadrës më japin gjithmonë mbështetje. Faleminderit për të gjithë njerëzit që më kanë ndihmuar, nga fizioterapistët e deri te familjarët” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: