Mbrojtësi i Realit të Madridit, Eder Militao, ka konfirmuar lidhjen e tij me modelen braziliane, Kasia Lurenço.Pas shumë spekulimeve ata kanë zgjedhur që të postojnë disa foto duke u puthur me njëri-tjetrin, në mënyrë që të bënin çdo gjë zyrtare.

Kjo lidhje duket se mori vëmendjen edhe të ish-bashkëshortes së Militaos, Karolina Lima, e cila zgjodhi që ta provokonte me një foto të nxehtë.

“Ish-i im është fansi im më i madh”, shkruhej në bluzën e veshur të Karolinës, ndërkohë që në pah nxirrte dhe format e nxehta.

Kujtojmë që Eder Militao ka dhe një fëmijë me Limën, që u komentua shumë në rrjet përpara disa kohësh, pasi mbrojtësi refuzoi të paguante për të pasi u divorcua nga Karolina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb