Vllaznia po vijon stërvitjen në Austri, me kuqeblutë që duken të impenjuar maksimalisht në seancat e para, në pritje të ndeshjes së parë miqësore ditën e martë. Grupit i është bashkuar edhe Liridon Latifi, i cili ka zhvilluar stërvitje veçmas.

Me ekipin edhe blerja e fundit Herald Marku, i cili pas një sezoni te Partizani është rikthyer te Vllaznia. Mesfushori tregon se ishte një zgjedhje zemre rikthimi, aty ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

“Kam pasur një sezon me ulje-ngritje te Partizani. Pas një bisede me drejtuesit e klubit, mendova që më e mira ishte që të shkëpusja bashkëpunimin. Zgjedhja për t’u rikthyer të Vllaznia ka qenë shpirtërore, pasi këtu kam kaluar emocione të bukura dhe dua t’i ripërjetoj ato.

Trajneri dhe lojtarët e rinj – Më kanë pritur mirë, ka atmosferë pozitive. Më kanë afruar lojtarët e rinj. Ka edhe lojtarë që i kam pasur më parë në grup.

Ndeshja e Europës – Do jetë përballje e vështirë pasi rumunët kanë nivel të lartë. Ne futemi në fushë për të bërë maksimumin. U largova me medalje të Kupës, pse mos fitojmë këtë sezon titullin kampion? Do ishte arritje e madhe.

Tifozët – Nuk kam mesazh specifik, janë ndër më të mirët në Shqipëri dhe sa herë ekipi ka nevojë janë gjendur pranë”, tha Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb