TIRANË- Një automjet në Rinas është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30. Bëhet fjalë për mjetin me targë AA399JZ ‘Benz’, në pronësi të shtetasit me iniciale Z. Q.

Raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur dy makina zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.

Ndërkaq policia bëri me dije se mjeti mori flakë teksa lëvizte. Shkak i zjarrit në makinë, siaps të njejtave burime është bërë një defekt në sistemin elektrik.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: