Amir Rrahmani bëri një sezon pozitiv te Napoli. Mbrojtësi kosovar ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës, me trajnerin Spalleti që e preferoi titullar për një pjesë të mirë të sezonit.

Klubi është tejet i kënaqur me paraqitjet e tij. Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2024, por sipas Radio Kiss Kiss, napoletanët dëshirojnë të zgjasin edhe më shumë bashkëpunimin me të. Sipas asaj që shkruhet, bisedimet mund të fillojnë javët që vijnë.

Rrahmani u transferua te blutë në vitin 2020, pas një viti te Verona. Pjesë e CV të tij janë RNK Split, Dinamo Zagreb dhe Lokomotiva e Zagrebit.

87

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: