E ardhmja e Milan Skriniar është në udhëkryq. Mbrojtësi sllovak ka një kontratë me Interin, por marrëveshja skadon në në qershor.

Në këto kushte, mediat italiane bëjnë me dije se drejtuesit i kanë dhënë afat lojtarit që të kthejë përgjigje rreth rinovimit deri me datën 20 janar. Nëse Skriniar nuk pranon të vazhdojë bashkëpunimin, klubi menjëherë do marri masat, duke e nxjerrë në merkato, pasi nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Skriniar është një pjesë e rëndësishme e skemva të trajnerit Inzaghi, me këtë të fundit që ka dhënë dakordësinë e tij që lojtari i prapavijës të qëndrojë në skuadër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: