Gëzimi dhe dhimbja, të gjitha bashkë mbrëmë për Milan Skriniar. Mbrojtësi fitoi titullin e tij të parë si lojtar i Paris Saint-Germain, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës që mund ta mbajë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit. Për Skriniar, i cili u zëvendësua në minutën e 71-të të ndeshjes së PSG-së kundër Toulouse (Superkupa), nuk mund të përjashtohet operacioni.

Për dëmtimin e Skriniar nuk dukej optimist as Luis Enrique në konferencën për shtyp në fund të ndeshjes: “Nuk di asgjë për dëmtimin e Skriniar, por ndjenjat nuk janë pozitive”.

28-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje në Paris, pa mundur dot të shndërrohet në faktor për kampionët e Francës. Sllovaku ka veshur më parë fanellën e Zilinas dhe Sampdoria.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: