Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se një tjetër person është diagnostikuar me ebola në Sierra Leone, ku në nëntor ishte deklaruar zhdukja i epidemisë.

Rasti i parë u njoftua javën e kaluar, pas autopsisë së një gruaje që vdiq më 12 janar.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tarik Jasareviç tha se tani tetoja e gruas, e cila ishte kujdesur për pacienten, është infektuar nga virusi. Ajo është vënë nën karantinë, pasi shfaqi dje simptoma të sëmundjes.

Sierra Leone ishte një ndër tre vendet e Afrikës Perëndimore, së bashku me Liberinë dhe Guinenë, ku epidemia goditi rëndë duke vrarë më shumë se 11 mijë vetë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: