Topat e Kupës së Botës në Katar mund të karikohen si një smartphon normal. Askush nuk priste që edhe objekti i përdorur për ta ushtruar këtë sport të ishte modifikuar thellësisht.

Topi i quajtur “Al Rihla” ka një sensor të brendshëm që mat të dhëna të tilla si shpejtësia dhe drejtimi. Kjo lejon që topi të monitorohet edhe për pozicionin jashtë loje nga VAR.

Topi goditet shumë gjatë lojës, prandaj karikimi është i nevojshëm. Të dhënat kalojnë automatikisht kur topat ndërrohen gjatë lojës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb