Kate Moss është shfaqur plot stil në Utah gjatë udhëtimit të saj argëtues me Rita Orën. Rita publikoi dje në Instagram disa foto nga pushimet e tyre ku pozonin me bikini duke ndezur rrjetet sociale. Bashkë me to janë edhe motra e Ritës, Elena dhe i dashuri i Kate, Nikolai von Bismarck.

Bukuroshet e kanë kaluar kohën duke bërë ngjitje në mal. Mbretëresha e pasarelave Kate zgjodhi një pamje tipike por shumë elegante, duke veshur një kanotierë leopard dhe një palë pantallona të shkurtra. 48 vjeçarja shihet duke pozuar me dorën në bel teksa mban syze dhe kapele. Çizmet dhe çorapet lejla kompletuan look-un e saj. I dashuri i Kate ka pozuar pranë saj me një këmishë gri dhe pantallona të shkurtra adidas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rita dhe motra e saj ndërkohë zgjodhën veshje më tradicionale për alpinizëm, streçe dhe kanotierë.

Gjatë udhëtimit ato kanë bërë edhe shëtitje me varkë. Këngëtarja me origjinë shqiptare pozoi me bikini teksa nxirrte në pah tatuazhet e saj. “Erdhëm, pamë, fituam. Vërtet magjike. Faleminderit për këto kujtime. Ju dua!”- shkroi Rita krah fotove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb