Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është shfaqur me një dukje tejet elegante së fundi në ‘Instagram’.

Ajo ka pozuar në krah me artisten Katy Perry në xhirimet e spektaklit “American Idol”, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare mori pjesë si e ftuar speciale në spektaklin më të shikuar të talenteve të reja në Amerikë, për të promovuar këngën e saj të fundit “Finish Line”.

Rita dukej tejet bukur e veshur me një xhaketë sportive të kuqe, e cila binte shumë në sy, të cilën e kombinoi me një fund të kuq, shkruan DailyMail.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Flokët e saj bionde ishin të stiluara në stilin e kaçurrelave voluminoze dhe ajo e kompletoi pamjen e saj me një makijazh magjepsës për të theksuar tiparet e saj të bukura.

Katy dukej po aq mahnitëse e veshur me një fustan të zi të ngushtë, të dizajnuar me disqe të pasqyruara që shkëlqenin nën drita.

Rita krijoi këngën e re me këngëtaren fituese të çmimeve Diane Warren, 65 vjeçe, si pjesë e një nisme të re feministe për të inkurajuar barazinë midis burrave dhe grave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb