BRITANI E MADHE

Rita Ora nuk e fsheh më partnerin e saj Taika Waititi. Madje tani janë zyrtarisht një çift në Instagram. Së fundmi regjisori ka festuar 46-vjetorin e lindjes dhe Rita e surprizoi me një festë, ku mblodhi personazhe shumë të njohur.

Këngëtarja publikoi disa foto nga festa ku shfaqej me partnerin e në të tjera shihen të ftuar aktorja Kristen Stewart, këngëtarja Charlie XCX e shumë të tjera.

Rita e shoqëroi postimin vetëm me një zemër duke ndarë edhe momentin kur e surprizoi Taikan me tortën dhe ambientin me tollumbace.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: