Virusi i frikshëm, që prej se është deklaruar zyrtarisht në Shqipëri ka ndryshuar rrjedhën normale të jetës.
Frika e marrjes së koronavirusit ka bërë që njerëzit të mos mund të japin dot as lamtumirën e fundit të afërmve që ndërrojnë jetë pikërisht këto ditë.

Drejtoresha e Agjencisë së Shërbimeve Funerale pranë Bashkisë Tiranë, Rajmonda Shino tregon se njerëzit janë përcjellë për në banesën e fundit me pjesëmarrje dhe ritual minimaliste.

Sipas drejtroreshës, numri i vdekjeve është i përafërt me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa procedura është e njëjtë. Familjari i të vdekurit bën kërkesën pranë agjencisë, e cila merret me sigurimin e vendit, në Tufinë ose Sharrë, të ndjekur nga ceremonia minimaliste që shmang të gjitha ritet dhe traditat. (Numri i vdekjeve është i njëtë me 2019-ën, 5 më shumë apo më pak. Ndërsa vetëm sot janë regjistruar 14 raste)”, deklaron Shino.

I gjithë personeli i agjencisë, që nga administrata e deri tek varrmihësit përcjellin në ccdo ceremoni sugjerimin e Bashkisë për të shmangur dhënien e dorës dhe respektuar distancën midis personave.

Mosdhënia e dorës apo përqafimeve në këto lloj rastesh ishte një kërkesë e kryebashkiakut Erion Veliaj që në mbledhjen e parë të shtabit të emergjencës për masat ndaj koronavirusit.

Pjesëmarrja e pacientit zero me koronaviurs në Shqipëri në një ceremoni varrimi ku mendohet të ketë takuar dhjetëra persona ka shkaktuar panik tek këta të fundit.

Masa të forta janë marrë edhe për celebrimet. Ata që duhet të kryejnë me se s’bën lidhjen në martesë këto ditë, duhet të marrin vetëm dëshmitarët me vete, pasi të tjerët nuk lejohen në njësitë administrative që funksionojnë vetëm për raste emergjente./panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: