TIRANE

Artisti i njohur, Robert Berisha, ka treguar në një intervistë për emisionin “Pikë” se përse nuk e ka pranuar ftesën e bërë nga “Big Brother VIP”.

Sipas moderatorit edhe pse e ka refuzuar ftesën, ai vazhdon ende të kërkohet. Roberti tregoi që “të japësh show për publikun duhet të paguhesh” dhe se “nuk mund te lë vajzën e tij dhe emisionin” për “Big Brother”-in.

Më pas ai bëri dhe deklaratën e fortë ku u shpreh se banorët “nuk marrin asnjë lloj pagese” duke qëndruar brenda në shtëpi dhe me shumë mundësi ”nuk do marrin as çmimin e madh”.

“Unë kam pasur ftesë një muaj para se të niste “ Big Brother VIP”. Ftesa vazhdon të bëhet por unë nuk kam mundësi të lë emisionin tim, të lë vajzën time për t’i bërë show “Top Channel”.

‘Pa para nuk ka qejfe’. Asnjëri nga ata nuk paguhet aty dhe në fund nuk i dihet a i marrin ato 100 mijë euro, siç kanë ndodhur dhe vitet e kaluara. Në qoftë se unë do lë jetën time për të të bërë show ty, ti duhet të më paguash. ”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: