Robert Pattinson është bërë baba për herë të parë, me partneren e tij Suki Waterhouse duke sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Çifti u pa duke shijuar një shëtitje familjare në Los Angeles, me aktorin i cili shtynte karrocën me fëmijën e tij, duke konfirmuar kështu lindjen. Deri më tani nuk dihet gjinia e foshnjës, ndërsa Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse preferojnë të mbrojnë jetën e tyre personale nga sytë e publikut.

Megjithatë, ngjyra e karrocës që po shtynte Robert Pattinson ishte rozë, duke bërë që publiku të besonte se fëmija i tyre ishte një vajzë. Suki Waterhouse nuk ka postuar në rrjetet sociale për tre javët e fundit, duke u përpjekur të shijojë momentet e para të mëmësisë. Në fakt, askush nuk e dinte që ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë me Robert Pattinson, derisa në internet u shfaqën fotot nga shëtitja e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb