NGA KLODIANA HAXHIAJ*

Policia e Durrësit ende nuk ka asnjë të dhënë për autorin e vrasjes së Robert Ramës, 31 vjeç, i cili u vra në 8 Qershor të 2015, në qendër të ish-Kënetës në Durrës, në një lokal lagjeje, ku i fshihej policisë prej 2 muajsh, që ishte i shpallur në kërkim. Rama me orgjinë nga Mamurrasi e banues në Tiranë, ishte një prej tre autorëve që grabitën dy të moshuarit në Tepelenë, mesnatën e 31 Marsit.

Mbrëmjen e së dielës në Tiranë është vrarë Elton Çiça, djali 36 vjeçar i çiftit të të moshuarve. A kanë lidhje vrasjet me njëra tjetrën? Sa të ngjashme janë mënyrat e ekzekutimit të dy të rinjve? Të dy vrasjet janë kryer në lokale, në mbrëmje, nga persona të maskuar e gjakftohtë.
Sjellim në vëmendje të publikut vrasjen e pazbardhur, dhe hetimet e një viti më parë të kryera nga policia e Durrësit.

Mbrëmjen e të hënës së 8 Qershorit, në zonën e ish-kënetës në një bar kafe lagjeje, Rama mbeti i vdekur si pasojë e një atentati, ku plagos edhe miku i tij Alfons Ismaili 50 vjeç si dhe kalimtari i rastësishëm Arnold Velaj 32 vjec. Një vit më parë policia hodhur shumë pista në drejtim të atentatit të 31- vjeçarit, prej të kaluarës së tij si emigrant në Itali, deri tek grabitja e fundit e dy të moshuarve në Tepelenë, por pa e zbardhur dot shkakun e vrasjes dhe pa zbuluar atentatorët që ishin larguar me motor në rrugicat e ish-Kënetës, gjatë kohës që errësohej.

Në 31 Mars të këtij viti Rama së bashku me dy persona të tjerë mësynë në banesën e 61-vjeçarit Naim Çiça, në Tepelenë, të maskuar dhe të armatosur dhe nën kërcënimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit, kanë vjedhur një shumë prej 5.000 euro. Të tre autorët dhunuan edhe çiftin që ndodhej në shtëpinë e tyre. Ata më pas janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kanë braktisur disa metra larg banesës automjetin e tyre të markës ‘Audi A3’, me targa CD 368 PT. pas kësaj ngjarjeje ata ishin shpallur në kërkim.

Hetimet, në rrugë pa krye!
Policia është përqendruar tek e kaluara e Robert Ramës në emigracion, 6 ditë nga atentati i 31-vjecarit në qendër të Kënetës. Pasi kanë verifikuar aktivitetin e tij në Shqipëri hetimet janë zhvendosur tek e kaluara e tij në shtetin Italian. Të afërmit që janë marrë në pyetje kanë bërë me dije se laçiani që fshihej në Durrës me identitet të rremë, dyshohej se ishte përfshirë në një bandë të trafikut të drogës dhe grabitjeve gjatë qëndrimit të tij në Itali.” Rama ka folur pak, me të afërmit, ai nuk shkonte në Itali, sepse atje kishte probleme, dyshohet se me disa bashkëqytetarë të tij” ka dëshmuar një prej kushërinjve të tij në polici. Policia e Durrësit është duke hetuar të kaluarën e tij, por deri tani nuk ka një pistë konkrete për vrasjen. Burimet pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se vetëm pas të shtatave do të thirren për të dëshmuar nëna dhe bashkëshortja e tij.

“31 vjecari nga Laci me banim në Tiranë ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa i ati kish ndërruar jetë në moshë të re. Dy gratë nuk kanë dhënë asnjë detaj që mund të ndihmonte hetuesit. Rama fshihej prej një muaji në Durrës në një banesë me qera në zonën e plazhit, kishte lënë në Tiranë bashkëshorten me dy fëmijët e mitur dhe nënën e tij. Për të ndihmuar hetimet policia pritet që Brenda pak ditësh të ketë në dorë edhe tabulatet telefonikë të Ramës. Sipas hetuesve dyshohet se vrasja e tij të jetë porositur nga jashtë vendit ose nga burgu, nisur nga parapërgatitja e krimit.

Në xhepin e këmishës pas vrasjes nga dy atentatorët e maskuar, I janë gjetur një kartë identiteti e falsifikuar me emrin Ledjon Hyska, emër me të cilin e njihnin edhe banorët në Durrës, si pasaporta biometrike me emrin Robert Rama lindur në Laç e banues në Tiranë.

Inspektorët po hetojnë në lidhje me të kaluarën e tij, pasi dyshohet se mund të jetë përfshirë në ndonjë trafik të mundshëm droge me pasojë prishje pazaresh apo hakmarrje , nisur edhe nga mënyra e ekzekutimit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: