Ylli i tenisit, Roger Federer do të nxjerrë në ankand disa nga pajisjet e tij të vjetra për qëllime të mira, midis artikujve këpucët nga fitorja e tij në Ëimbledon ndaj Rafael Nada,l në 2007 dhe një raketë nga triumfi në Open French në 2009.

“Një total prej 20 pjesësh nga fitoret e tij në Grand Slam do të ofrohen në ankand në një ngjarje në internet më 23 qershor”, tha shtëpia londineze e ankandeve Christie’s.

Përveç kësaj, rreth 300 artikuj nga karriera e tij do të paraqiten për një ofertë në internet më 23 qershor-14 korrik.

Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Roger Federer, që ndihmon fëmijët në Afrikë dhe Zvicër të kenë qasje në arsim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb