Në mënyrë të papritur, Roma ka vendosur që të mos jetë pjesëmarrëse në turneun miqësor “Joan Gamper”. Kjo shkaktoi një kaos të madh, pasi ishin caktuar edhe sfidat që do të luhen.Barcelona, klubi që ka marrë përsipër organizimin e turneut (6 gusht) ka dalë në një deklaratë publike, ku është shkruar se fjala tani do t’i mbetet ligjit, pasi asgjë nuk do lihet me kaq. Ditët e ardhshme priten të reja të tjera.

“Barcelona njofton se Roma ka vendosur që në mënyrë të njëanshme, pa arsye, të tërhiqet nga kontrata e rënë dakord nga të dyja palët për ndeshjen e Trofeut Joan Gamper, e parashikuar për t’u luajtur më 6 gusht, në “Camp Nou” (do të kishte një përballje të dyfishte Barcelona-Roma, për femra dhe meshkuj.Klubi po punon për gjetjen e kundërshtarëve të rinj për edicionin e këtij viti.

Në 24 orët e ardhshme do të fillojë kthimi i parave tashmë të shpenzuara për biletat. Klubi i Barcelonës dëshiron ta bëjë të qartë se anulimi i ndeshjeve ka ardhur për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të Barcelonës.Departamenti Ligjor i Klubit po studion veprimet e mundshme ndaj klubit italian për dëmet e shkaktuara ndaj Barcelonës dhe tifozëve të saj për shkak të këtij vendimi të papritur dhe të pajustifikuar” – shkruan Barcelona.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: