Ditët e fundit u përfol se Marash Kumbulla mund të largohet nga Roma, ku 4 klube kishin shprehur interes. Por së fundmi, sipas gazetës “Il Tempo”, blerja e një qendërmbrojtësi nuk është më prioritet te Roma.

Kjo sepse Kumbulla ka bindur përfundimisht trajnerin José Mourinhon dhe për këtë arsye nuk do të bëhen marrëzi për të mbërritur te një mbrojtës i ri.

Kumbulla

Edhe vetë trajneri portugez deklaroi kur ishte me ekipin në Tiranë për finalen Conference League se Kumbulla do të qëndojë te Roma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb