Milani po punon shumë për merkaton në hyrje por duket se afrimi i emrave si Bakayoko dhe Draxler do të kërkojë 1 ‘kurban’.

Sipas raportimeve me shumë mundësi spanjolli Suso do të largohet nga “djalli”. Dje agjenti i futbollistit, Alessandro Lucci, ka patur një takim me drejtorin sportiv të Romës Mochi-n në kryeqytetin italian.

Ndërkohë sot sipas “Sky Calciomercato”, futbollisti dhe agjenti i tij janë takuar me Leonardon dhe Maldinin në zyrat e “Casa Milan”. Një opsion është edhe rinovimi por me shumë mundësi ata kanë biseduar për largimin e spanjollit.

Roma pasi dështoi me Malcom është gati të kënaqë tifozët dhe për 24-vjeçarin e Milanit mendohet se do të pagujë shumën e 38 milionë eurove.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: