https://www.youtube.com/watch?v=7PqiTUF_1lo
Një luftë e vërtetë mund të konsiderohet ajo që ndodhi në Romë ndërmjet ultrasve të Feyenoord dhe policisë. Çmenduria e tifozëve këtë herë zbarkojë në sheshin Spagna, në një prej vendeve më të bukura në botë. Tashmë ky shesh është çmontuar i tëri nga ultrasit e dehur holandez: shishe të thyera, flakadanë, zjarre, biznese të dëmtuara, apo motorë të shkatërruar. Sheshi Spagna ngjan me një fushe betejë. Në të njëjtën “arenë” ka pasur përplasje mes tifozëve dhe policisë. Ultrasit kanë sulmuar policinë me flakadanë dhe sende të ndryshme, çka solli dhe reagimin e policisë, të cilët kanë ndalur rreth 33 ultras, 23 prej të cilëve janë arrestuar. Ndërkohë në stadium gjithçka shkojë normalisht me dy skuadrat Roma-Feyenoord që ndanë një barazim 1-1
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb