Cristiano Ronaldo nuk është përfshirë nga Fernando Santos në ekipin prej 23 lojtarëve që do të luajnë miqësore kundër Rusisë dhe Luksemburgut. Sulmuesi i Real Madrid është në pushim që nga ndeshja kundër Serbisë për kualifikimet në Euro 2016.

Po ashtu përveç Ronaldo pushim janë lënë edhe Ricardo Quaresma, Ricardo Carvalho dhe Tiago. Sakaq, mungojnë nga lëndimet Adrien Silva, Danny, Eder dhe Fabio Coentrao. “Pse ju flisni vetëm për Cristiano Ronladon, kur ka edhe gjashtë mungesa tjera. Cristiano është i disponueshëm, por ky është vendimi im”, ka thënë Santos.

Portugalia së bashku me Shqipërinë e kanë pjesëmarrjen nga grupi i tyre për të luajtur në Francë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: