Gjesti i Cristiano Ronaldos në lojën e Portugalisë me Austrinë është bërë hit në internet.
Fotomontazhet kanë pushtuar rrjetin e internetit, ku Ronaldo tallet keqazi. Por sulmuesi shqiptar Armando Sadiku, protagonisti i lojës së djeshme me Rumaninë shprehet ndryshe.
Disa prej tyre e kanë pyetur se si ndjehet që ka parakaluar edhe sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldo.
“Ai është lojtari më i mirë në botë, është idhulli im,” tha Sadiku, që emrin e ka marrë nga Diego Armando Maradona.
“Ok, nuk ka qenë mirë të shtunën, por mendoj se është i lodhur. Ka fituar Champions League, ka luajtur 50 ndeshje në La Liga, por ai është lojtari më i mirë në botë”, thotë Sadiku.
(d.b/BalkanWeb)