TIRANE- Këngëtarja me sa duket është mahnitur nga filmi i famshëm, duke qenë një fanse e Greit. “E
kam lexuar dhe librin si dhe pashë filmin. Dola në përfundimin se dua një burrë si Kristian Grei.
Është perfekt, nga fillimi deri në fund. Jam plotësisht dakord me të gjitha ato çfarë bëri; natyrisht,
pa atë pjesën e fundit të filmit. Do të isha shumë e lumtur nëse do të gjeja një burrë si Kristiani.
Është ideali për çdo femër”, -është shprehur Ronela sa i përket filmit.

Nga ana tjetër, ajo thotë se skenat e seksit nuk ishin dhe aq të ekzagjeruara për publikun shqiptar. “Ta siguroj që shqiptarët bëjnë edhe më shumë se aq sa kemi parë në film”.

Këngëtarja është në pritje të filmit të dytë të një ndër librave të saj të preferuar. Mbetet për t’u parë nëse do të dëshirojë ende një burrë si Kristian Grei edhe pas filmit të dytë.

(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: